Aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, tre të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00, pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë–Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një “Mercedes” dhe një mjet tip “Ford”, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që mjeti tip “Ford” të dalë nga rruga dhe të përmbyset jashtë saj.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe tre autoambulanca, ndërsa ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e Policisë për monitorimin dhe menaxhimin e trafikut. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.






