DVP Shkodër/Punë intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Lakeside”. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në Shirokë, duke qarkulluar me automjet, për të shitur lëndë narkotike.

Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi, një armë e ftohtë dhe 2 celularë.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Patrik Gjeta dhe Augen Veizi,21 vjeç dhe 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu