Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.
Automjeti me drejtues një 19-vjeçar ka përplasur për vdekje këmbësorin 62-vjeç N. Z.
Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.






