SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në një operacion. Sipas informacioneve, është caktuar masa e arrestit në shtëpi për dejtoreshën e AKSHI Linda Karçanaj. Ndërkohë që është arrestuar Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanja ka dyshime se ka favorizuar kompani për tendera miliona euroshe, tendera që kanë të bëjnë me mirëmbajtje severash të institucioneve të ndryshme. Sa i përket biznesmenit Erman Beqiri, i njohur si nga ekspertët e Meta- Prifti, kompanitë e tij kishin fituar tendera pranë AKSHI me vlerë miliona euro. SPAK ka hetuar në lidhje me 12 procedura tenderuese dhe ka arritur në konkluzionin se është shkaktuar dëm i madh buxhetit të shtetit.  Është ushtruar hetim edhe në lidhje me pasurinë e këtyre personave. Masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.  Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu