Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua Kupa e Shqipërisë në Taekëondo, ku morën pjesë të gjitha ekipet kombëtare. Atmosfera e zjarrtë sportive u shoqërua me një paraqitje të shkëlqyer të ekipit Vllaznia Taekwondo drejtuar nga Elion Puka, i cili arriti rezultate mbresëlënëse në të gjitha kategoritë. Klubi shkodran u shpall: Kampion me ekipin e fëmijëve dhe mori vende të dyta me ekipet e: para të rinjve, të rinjve dhe të rriturve. Vllaznia u përfaqësua me 68 sportistë, të cilët dhuruan performanca të shkëlqyera, duke arritur: 14 vendet e para, 21 vendet e dyta dhe 25 vendet e treta Fëmijë 10–11 vjeç, kampion u shpallen: Ajris Sula dhe Asena Gradeci. Fëmijë 8–9 vjeç:  Asra Miloti dhe Esra Marinaj: Fëmijë 6–7 vjeç: Heiden Pepiç, Geldon Shabaj dhe Kenza Hoxha. Para të rinj 12–13 vjeç: Arel Hysaj dhe Hyma Merjem Bilgin. Të rinj 14–17 vjeç: Livia Papa, Elif Miray Yetgin; Amina Hadri dhe Menida Meta. Të rritur +18 vjeç:  Selma Uruçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu