Vora e Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen e javës së 14-të të “Abissnet Superiore.
Me Vorën si skuadër pritëse dhe marrëveshjen mes dy klubeve për të luajtur në “Loro Boriçi”, ritmi dhe mundësitë nuk munguan, por finalizimi nuk ishte i duhuri, kjo dhe për meritë të portierëve respektivë.
Në pjesën e parë, Balaj nga njëra anë dhe Fazlagiç nga ana tjetër, kishin mundësitë e tyre të shpërdoruara. I njëjti ritëm dhe në pjesën e dytë, me disa mundësi të humbura duke “dhuruar” në fund një barazim 0-0.
Vllaznia humbet mundësinë për të kapur vendin e parë, 25 pikë dhe vendi i dytë në klasifikim, një më pak se Elbasani i vendi të parë. Vora ndodhet në vend të 7-të me 16 pikë.






