Arkitekti Zef Çuni ka reaguar ashpër ndaj një plani të propozuar për ndërhyrje në Qendrën Historike të Shkodrës, duke e cilësuar atë si tërësisht në kundërshtim me ligjin dhe të rrezikshëm për trashëgiminë kulturore të qytetit. Në një status publik, Çuni publikoi skemën e planit ku, sipas tij, në disa zona të mbrojtura historike parashikohen ndërtime shumëkatëshe që bien ndesh me kriteret e restaurimit dhe ruajtjes së ansambleve historike.

Statusi i plote:

PER NJE MIKUN TIM POZITIV QE NUK DO KRITIKA

         Ky eshte plani per Qendren Historike te Shkodres ku pjesa e ngjyrosur me kafe qe perfshin Xhamine ne Fush Çele, Kishen e Fretenve deri ne Gjuhadol dhe tek Katedralja , me numrat KO-3 , KO-4 , KO-5 eshte parashikuar respektivisht 5, 6, 7 kate ne kundershtim te hapur me ligjin qe nuk lejon ndryshimin e volumit, formes dhe kerkon qe per restaurimin te perdoret materiali grafik dhe fotografik mbi te cilen eshte shpallur monument kulture ky ansambel. Ata qe gatuan kete dem te zgjedhin mes injorances, keqdashjes apo korrupsionit aresyen e hartimit te nje studimi te tille shkaterrimtar per pjesen me Europiane te qytetit tone veper e Kole Idromenos ne pjesen me te madhe. Institucionet pergjegjese jane ne kohe ta hedhin poshte kete ” studim ” dhe njekohesisht te hapin nje debat publik me specialiste te fushes e njerez te artit po edhe banore te zones qe i trashegojne prej shekujsh keto ndertesa te paperseriteshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu