Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, 2 dhjetor 2025, nga forcat e rendit të Belgjikës. Lajmi është bërë i ditur nga media belge “L’Echo”.

Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE)

Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private.

Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.

Në total janë ndaluar tre persona e mes tyre edhe Mogherini. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian.

Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu