Ballina Sport KF Shiroka spektakolare, fitore 6–1 ndaj Gramshit dhe rikthim në krye të...

KF Shiroka spektakolare, fitore 6–1 ndaj Gramshit dhe rikthim në krye të renditjes

Screenshot

KF Shiroka po vazhdon një sezon mbresëlënës në Kategorinë e Dytë. Në javën e tetë të kampionatit, skuadra shkodrane arriti një fitore të thellë 6–1 ndaj Gramshit, në takimin e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shiroka e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, duke e zgjidhur praktikisht brenda 10 minutave të para. Dyshet Vucaj–Leka prodhuan dy golat hapës në minutat 8 dhe 10, duke vendosur menjëherë ritmin e lojës. Në minutën e 24-t, kapiteni Vucaj dha asistin e tretë të ndeshjes, këtë herë për Dulajn, që çoi rezultatin në 3–0.

Edhe pjesa e dytë ishte domino total i vendasve. Olamide shënoi golin e katërt në minutën e 48-të, ndërsa Dulaj realizoi dopietën e tij në minutën e 56-të për 5–0. Olamide riktheu emrin e tij në listën e shënuesve në minutën e 70-të, duke vulosur rezultatin 6–1. Goli i vetëm për Gramshin u shënua nga Ajazi në minutën e 82-të. Me këtë sukses bindës, Shiroka ngjitet sërish në vendin e parë të renditjes me 21 pikë, dy më shumë se Besëlidhja. Në sfidën e radhës, shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Tërbunit të Pukës, ku do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks