Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë“Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. L., 21 vjeçe, banuese në fshatin Rragam, A. H., 19 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasen G. M., 21 vjeçe, për motive të dobëta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin P. M., 49 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. P., 37 vjeç dhe P. V., 33 vjeçe, të dy banues në fshatin Mjedë, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi dyshohet se kanë shqetësuar nëpërmjet thirrjeve në celular, një 32-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






