Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, miqtë dhe adhuruesit e tij. Lajmin e trishtë e ka shoqëruar edhe reagimi i bashkëshortes së tij, Selvije Kasapi, e cila ka ndarë një mesazh të thellë emocional në rrjetet sociale.

E prekur thellë nga humbja, ajo thekson se Shpati nuk arriti ta dëgjonte kurrë djalin ta thërriste “babi”, duke shprehur dhimbjen e madhe që ai u largua në një kohë kur Roeli kishte më së shumti nevojë për të.

“Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Aa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di,” shkruan ajo. “Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty”, shkruan Selvija.

Në vijim, shton:

“E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje derisa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu