Ballina Kronike Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Safet e Behar Bajrin,...

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Kurse Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi./ Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks