Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe S. A., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Grizhë, pasi shtetasi S. H. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrit të tij, shtetasit F. P., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, ndërsa shtetasi S. A. e ka goditur atë me grushte, për motive të dobëta.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi:
-më datë 21.11.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, është gjetur në rrugë, i dëmtuar, shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Koplik, i cili dyshohet se është rrëzuar pasi ka qenë në gjendje të dehur;
-në rrugën “Myzafer Pipa”, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi G. J., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore (arrest kardiak);
-dje, në lagjen “Perash”, një 13-vjeçar dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. F., 32 vjeç, banues në Shelqet, pasi shtetasja E. Gj., 31 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj Plazh, ka kallëzuar se 32-vjeçari, për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka marrë disa pajisje elektroshtepiake, tavolina dhe karrige, në lokalin që kjo shtetase ka patur në administrim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






