Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme, pas dhjetëra orëve negociata dhe thirrje nga RENEA, rezulton të jetë i plagosur. Ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku. Hamza Uka ka qenë edhe komando në Irak./ shqiptarja






