Ballina Kronike Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Screenshot

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit të Rrilës përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjes së fortë, një nga makinat ka përfunduar e përmbysur në një kanal anës rrugës.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks