Screenshot

Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë, ish–kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ngre zërin për gjendjen e Shkodrës dhe trajtimin që, sipas saj, qyteti ka marrë nga qeveria qendrore. Me tone kritike dhe ironi të hidhur, ajo përshkruan kontrastin midis potencialit që ka Shkodra dhe realitetit të injorimit të vazhdueshëm. Topalli paralajmëron se edhe qytetet më të duruara kanë një kufi.

Statusi plote:

Shkodra nuk ka port, megjithëse ka det.

Nuk ka aeroport, megjithëse shume kohe me pare kishte Gjadrin dhe Shtojin.

Nuk ka rrugë nacionale; në verë duhen katër orë nga Tirana.

Buxheti? Asnjë investim.

Pushteti aktual ka mendu “një projekt kombëtar “që Shkodra e ka gati për herë të parë…

plehrat e gjysmës së Shqipërisë!

“Ky është modeli i zhvillimit modern: “ nuk investojmë, nuk ndërtojmë, nuk krijojmë punësim… por sigurohemi që qyteti të jetë kryeqyteti i kazanit kombëtar.

Ironikisht, Shkodra nuk është vetëm qytet; është edhe laborator i durimit dhe dinjitetit. percmim kaq te madh , nuk mund te imagjinoja.

Por kujdes: edhe durimi ka kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu