Kryeministri Rama në seancën plenare në Kuvend prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026 ku fokus do të ketë rritja e pensioneve dhe pagës minimale në 500 euro.
Rama tha se ky është një buxhet historik.
Rama: Ky është një buxhet historik. Për herë të parë adreson në mënyrë të qëndrueshme përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 mld eurosh rritjen e mbështetjes së pensionistëve. E mira e kësaj pune është se fjalët i merr era, faktet mbeten. Ato që dëgjojnë njerëzit nga tryezat e këtij parlamenti kanë mundësi t’i vërtetojnë në muajt në vijim siç i kanë vërtetuar në vitet në vijim. Pensionistët do të binden se nuk ka asnjë alternativë tjetër në Shqipëri përveç PS.
Pensionistët do të jenë kryefjala e këtij buxheti dhe mandati, por pa harruar personat me aftësi të veçanta dhe ata që janë pjesë e skemëns së ndihmës sociale.
Rama: Vijojmë me mbrojtjen. Mbrojtja shoqërore arrin sot me këtë buxhet në 257 miliard lekë. Ose me një rritje prej 11.6 miliardësh që janë 116 milionë euro. Kjo shumë për mbrojtjen sociale ndërkohë që nga një anë varfëria ulet, nga ana tjetër papunësia ulet, është më shumë se sa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqitarët kur ne morëm detyrën.
Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe do të jenë kryefjala e këtij mandati por pa haruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike, personat me aftësi të veçanta dhe domosdoshmërinë për një qasje të re në aspektin e strehimit dhe duke mbetur besnikërisht pranë të gjitha familjeve të reja me bonusin e bebes. Jemi sot në një tjetër vit, me një tjetër buxhet dhe paketë fiskale, por mbetemi të palëvizshëm se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitim.
Rama shpejgoi edhe si do të funksionojë paqja fiskale.
Rama: Deri në fund të këtij mandati paga minimale do të jetë 700 euro. U fol këtu për një falje të madhe. Përmes paqes fiaksale do t’i bëhet të gjithë sipërmarrjes një ulje e madhe duke i dhënë mudnësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer bashkëpunimin dhe duke lehtësuar marrëdhënien mes tyre dhe kostot administrative të sipërmarrjveve. Prandaj i ftoj të lexojnë paketën fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrimeve tatimore që do të bëhet në katër forma; fshirja e plotë e detyrimeve të papagaura më të vjetra se 10 vite, fshirje me 50% e detyrimev të periudhës 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, fshirje me 25% të periudhës 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit dhe fshirje e gjobave dhe kamatvonesa 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe.






