Për herë të parë pas më shumë se 1 dekade, në rrugën nga Ura e Stom Golemit në drejtim të Mesit në Postribë, është rikthyer ndricimi gjatë orëve të natës.

Investimi i këshillit të qarkut Shkodër në bashkëpunim me bashkinë, i ka dhënë zgjidhje një problematike që ishte kthyer në shqetësim serioz për komunitetin e zonës, pasi gjatë natës rruga e zhytur në errësirë, ishte burim aksidentesh. Tashmë investimi i përfunduar ka rikthyer ndriçimin në 4.2 kilometrat e saj, që u inspektuan nga kryetari i qarkut Edmond Ndou, n/kryetari i bashkisë Alban Preka, përfaqësues të këshillit bashkiak dhe drejtues të dy njësive administrative që ajo përshkon.

Rruga, e ndërtuar në vitin 2015, mbeti pa drita vetëm pak muaj pas përfundimit, pasi rrjeti elektrik u dëmtua pas vjedhjes së kabllit. Komuniteti i zonës kishte kërkuar ndër vite ndërhyrje dhe kjo u realizua pas plot 12 vitesh, falë këtij projekti që këshilli i qarkut financoi në bashkëpunim me bashkinë, duke rikthyer normalitetin në një zonë tejet të frekuentuar e që ishte kthyer në makth për lëvizjet gjatë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu