Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike. I riu dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike. Forcat policore ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.






