Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme  duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L., pasi po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-arrestuan shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;

-shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua se kishte bërë një rrethim me rrjetë teli, të cilin e kishte mbushur me inerte dhe e kishte përshtatur si parking;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu