📌 Shkodër/Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në fshatin Domen.
Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë që kryejnë kontrolle në këtë zonë.
Në kuadër të moratoriumit sekuestrohen 3 armë gjahu, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u gjetën në automjetin e këtyre shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.
Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.






