Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin Ardit Gjeçi dhe automjeti me drejtues shtetasin Ramazan Harapi 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi Ramazan Harapi dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi Agim Harapi 52 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin Ardit Gjeçi 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






