Screenshot

Në Shkodër, Partia Socialiste duket se po hyn në një fazë pastrimi të brendshëm administrativ. Pas ndërrimit të prefektes, burime brenda selise rozë flasin për një operacion të gjerë “rishikimi të performancës”, që pritet të prekë drejtues të pothuajse të gjitha institucioneve rajonale raporton newspower.al.  Në listën e lëvizjeve janë përfshirë emra që prej më shumë se 12 vitesh mbajnë të njëjtat zyra, shpesh të konsideruar “të përjetshëm” në postet drejtuese. Por mesa duket, koha e re kërkon ritëm të ri dhe uji i ndenjur do të lëvizë. Në selinë rozë të Shkodrës pranohet në heshtje sipas newspower.al, se disa drejtori janë kthyer në “ishuj të mbyllur”, ku performanca ka mbetur peng i rutinës, ndërsa energjia politike e PS-së në terren është zbehur. Ndryshimi i prefektes duket se është vetëm sinjali i parë i një ristrukturimi më të thellë, që nuk do të ndalet te emrat, por do të prekë edhe mënyrën se si funksionon administrata. Burime pranë drejtuesve të lartë të PS-së thonë se objektivi është “ringjallja e administratës dhe hapja e saj ndaj brezit të ri të profesionistëve”.  Lëvizjet në administratën lokale vijnë në një moment të ndjeshëm politik për Shkodrën, ku socialistët synojnë të forcojnë praninë e tyre institucionale dhe organizative përpara sfidave që pritet të sjellë 2026 në nivel vendor!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu