Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me amabsadorin e BE-së, Silvio Gonzato vlerësoi ecurinë e vendit tonë për hapejn e grup-kapitujeve me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka hapur në kohë rekord  nga 6 kapituj negociues dhe synon të hapë grupkapitullin e fundit brenda këtij viti.

Kryeministri Edi Rama, u ndal te periudha që e quajti “vitet e poshtërimit”, koha kur Shqipëria priste hapjen e negociatave, por vendimi bllokohej për shkak të dy-tre vendeve. Rama tha se pikërisht gjatë asaj kohe qeveria kishte zgjedhur të punonte sikur negociatat të ishin hapur, duke përgatitur ekipin negociator dhe duke ndërtuar një proces që sot, sipas tij, po jep rezultate të prekshme. Ai theksoi se “epoka trevjeçare e poshtërimit” e ka bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të gatshme për integrimin, duke nënvizuar se vendi është i vetmi në rajon që po përdor inteligjencën artificiale për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

Rama: Kjo ka ardhur si rezultat i një fakti që unë dëshiroj ta risjell në vëmendjen e të gjithëve. Në vitet e poshtërimit, ato vitet kur na jepte kadiu po na e refuzonte Aliu, dmth kur komisioni rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të dy-tre vendeve këshilli nuk arrinte dot të të hapte negociatat me Shqipërinë, ne kemi bërë atë që kam përsëritur aso kose. Jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin. Kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Për këtë arsye grupi ynë negociator ka shkëlqeyr në këtë proces sepse nuk ka vajtur ne tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë por ka qenë i mirëstërvitur gjatë epokës 3-vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë.

Jemi i vetmi vend në rajon që përdor Inteligjencën Artificiale për këtë proces dhe falë Diellës ne bëjmë transferimin më një shpejtësi shumë të larë të të gjithë trupit ligjir të BE për ta adoptuar në trupin ligjor të Shqipërisë dhe nga ana tjetër kryejmë të gjitha objektivat dhe analizojmë me durim dhe përulësi të gjitha ato që këtu (në progres-raport) janë të adresuara si probleme që duhen zgjidhur. Në të gjitha fushat raporti ka edhe problemet edhe arritjet. Na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Uroj dhe shpresoj që këtë urim ta marrin ashtu siç duhet të gjithë ata që nuk e duan këtë qeveri por që sot duhet të ndjehen shumë mirë, sepse sa më pranë BE të jemi aq më shmë do të ketë edhe për ta hapësirë dhe përkujdesje. Kjo qeveri i ka bërë detyrat edhe për mbështetësit edhe për kundërshatrët. Qeveria jonë nuk do shkojë pa sjellë BE-në në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu