Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. K., banues në fshatin Pistullë, dhe B. E., banues në fshatin Grizhë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Vajush, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen Q. U., 73 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Q. M., 34 vjeç, banues në fshatin Vukaj, pasi u kap duke transportuar 6 m³ lëndë drusore, të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-G. Z., 55 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi kanë kallëzuar 4 punonjës të IKMT-së, se gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, të automjetit me lëndë drusore të shtetasit Q. M., shtetasi G. Z. ka bllokuar rrugën me automjetin e tij dhe i ka kundërshtuar ata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






