“Nuk kam konflikte me askënd.”
Me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës, 38-vjeçari Enea Buzukja, të cilit iu bë atentat një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi”.

Sipas deklarimit të tij, shpërthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. Buzukja është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.

Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.

Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.

Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e policisë, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu