10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një aksioni për tjetërsimin e pronave në në Lezhë. Newspower.al meson se mes personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet, me urdhër të Prokurorisë së Lezhës dhe vendim të gjykatës, janë edhe zyrtarë publikë dhe efektivë policie.
Disa persona janë ndaluar. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë./newspower.al






