Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë dy deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.
Në Kuvend, sovcialistët rrëzuan kërkesën e parë për mocion me debat nga opozitarët për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. 73 deputetë votuan kundër. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk do t’u pranojnë kërkesa që janë në kundërshtim me rregulloren. Sipas tij, demokratët i dërgojnë qëllimisht kërkesat të shtrembëruara dhe të cunguara sepse nuk duan vetë debat.