Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se opozitën askush nuk mund ta pengojë që të fitojë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se grupi i Alibeajt nuk i duan primaret dhe statutin, e shtoi se askush nuk mund të prekë flamurin e PD-së, përndryshe i ka bërë keq llogaritë.

Berisha: Ka urrejtje ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të fituar në zgjedhje. Zotërinjtë të cilët janë deputetë erdhën dhe u ftuan pa asnjë paragjykim që të bashkohen nëse duan dhe të garonin për çdo post në bashki dhe të paraqiteshin kandidatura, apo të krijonin fraksione në bazë të statutit. Ata nuk duan as primaret dhe as statutin.

Të jeni të sigurt që ata që prekin flamurin e PD-së, i ka bërë shumë keq llogaritë. Këtë do ta shohim në ditët e ardhshme.

Më herët grupi i Alibeajt doli në një deklaratë ku u njoftua se kanë dështuar marrëdhëniet mesa dy kampeve dhe se do të dilet me kandidatë nga ky grup. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu