Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndaj Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencën zyrtare për media, e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, ku do të luhet ndeshja.

Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se skuadra do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, foli në prag të sfidës ndaj Serbisë, duke theksuar se ndeshja ka shumë emocion dhe rëndësi për skuadrën. Ai u shpreh se ekipi është përgatitur maksimalisht, me synimin për të marrë maksimumin dhe për të dhënë më të mirën në fushë.

Si është kjo ndeshje? – Të them të drejtën për mua emocionalisht gati e njëjta. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është e vështirë dhe e bukur. Mezor po pres të jemi në fushë nesër.

Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar, besoj një gjë për sigurinë e tyre. Mund të na japin karikim, meqë jemi të mbrojtur.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder të arrij rekordin e Lorik Canës, por mendoj për ndeshjen dhe Kombëtaren. Jam për skuadrën, pastaj do shikojmë gjëra tjera mbrapa.

Këshilla për të rinjtë? – Të them të drejtën është shumë e thjeshtë se sa erdhëm këtu, nga sa u nisëm nga hoteli e deri tani, lojtarët e kanë përjetuar emocionalisht gjithçka dhe besoj se do të jetë një motivim se të gjithë e kanë kuptuar se si do të jetë kjo ndeshje.

Pritshmëria për ndeshjen? – Normalisht që në ndeshjen e kaluar fitorja ishte për ne se luajtëm mirë dhe të them të drejtën këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Një ndeshje është, ndeshje futbolli që nuk dihet si mund të shkojë, siç ishte në Shqipëri, por futbolli është futboll, mund të kesh raste ti, të shënosh apo humbasësh, thjesht të japim 100% dhe pastaj të shohim si do të shkojë pas ndeshjes.

Përqindje për fitoren e ndeshjes? – Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim e humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. Duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë. Mund të jetë finale për ne dhe ata.

Skuadra? – Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që jemi për fitore sepse nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë për fitore dhe nesër mund të jetë dita.

Serbia? – Normale, e dimë se Serbia ka lojtarë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur në Itali me sulmuesit që ka Serbia. Janë të gjithë me kualitet, edhe ne kemi. Dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë.

Ndërsa, trajneri Silvinjo theksoi se është i bindur që të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të hyrë në fushë e për të bërë një ndeshje për të marrë maksimumin. Tekniku i kuqezinjve u shpreh se ndeshja me Serbinë është më e rëndësishme në këtë moment dhe se synimi është për të marrë maksimumin në këtë duel mes dy rivalëve kryësore për fazën play-off.

A mund të quhet kjo ndeshja më e rëndësishme për ju? – Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur, siç e kemi parë edhe në Tiranë. Besoj do jetë e bukur.

A keni punuar me sulmin? – Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe, e bukur për t’u luajtur. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdorur videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes.

Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve. Jam i sigurt që secili prej tyre është i gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të shënuar.

Trajneri i tyre di si rreshtohemi? – Sa i përket ndeshjes, edhe në e dimë për ta si rreshtohen. Luajnë me 3 mbrojtës në qendër, 2 mesfushorë, një mëngjarash dhe dy sulmues. Unë nuk është se kam dyshime, por kemi edhe një stërvitje, ndërsa nesër në mëngjes skuadra është gati. Surpriza? Nuk mund ta them, se ata dinë gjithsesi shumë.

Shanset për fitore? – Futbolli është i paparashikueshëm, e përsërit këtë. Për këtë arsye nuk mund të vendosim baste. Unë jam një trajner, kam qenë lojtar 15-16 vite, me modesti them në nivelet më të larta. Kam bërë një Botëror si asistent dhe një Europian me Shqipërinë. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur.

Kjo është skuadër e fortë me vlerë të rëndësishme individuale në kampionate të rëndësishme. Ne në shtëpi kemi luajtur dhe jemi rritur shumë pas një Europiani ku bëmë eksperiencë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të dalësh me intensitet e luash me zemër e shpirt. Pastaj të shohim, unë kam besim të plotë te skuadra jonë.

Do i jepni shansin e fundit atyre që nuk kanë qenë siç e keni pritur? – Ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është kjo. Nuk më intereson cilin moment po kalon lojtari, nëse është i gatshëm për të dhënë për Kombëtaren, mund të luajë. Kemi bërë rrugëtim për të arritur te kjo ndeshje, nëse do vinim me 3 pikë nuk do flisnim për një rëndësi të tillë.

Dhe nëse fiton këtë dhe merr 0 pikë, je i eliminuar. Nuk është se kemi 50 lojtarë nga ku mund të zgjedhim vazhdimisht. Kemi lojtarë të cilët në 3 vite kanë pasur ndryshim. Nga ndeshja e parë në Varshavë e deri tani ka pasur lojtarë që kanë luajtur në fillim e të rinj që kanë ardhur së fundmi. Skuadra ka ndryshuar, sidomos edhe në Europian pati ndryshime. Besoj te të gjithë lojtarët e mi gjithmonë. Duhet të bëj zgjedhjet e mia në varësi jo të momentit të lojtarit, por të asaj që jep në fushë.

Si përjetohet një sfidë e tillë? – Ne që jemi këtu dhe lojtarët janë të mësuar me presionin, është i bukur, se ndryshe nuk do ishin këtu. E mëson që 15, vjeç, që 18 kalon në ekipin e parë, në 22-23 mund të luash në derbi. Unë jam nga San Paolo, e kam përjetuar në Londër me Arsenalin.

Ne jemi të mësuar, është një motivim ekstra për ne, e kam thënë që Letonia ishte e rëndësishme që të vinim këtu në kushtet e duhura për kualifikim. Nesër është shumë e rëndësishme, kush fiton siguron një përqindje të rëndësishme për të shkuar para. E dinë ata dhe ne. Pastaj është ndeshje e mirë, e kemi menaxhuar mirë përgatitjen për 3-4 ditë, ndoshta shumë e bukur, shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të shkojmë te fitorja.

A i frikësoheni shkarkimit nëse humbisni këtë ndeshje? Cilët janë lojtarët “kërcënues” të Serbisë? – Kjo ka pak lidhje me futbollin, për të ardhmen time mendoj unë. E kam thënë dhe më parë që kam qenë te Arsenali, Barcelona, në kombëtaren braziliane. Jam i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje. Nuk jemi të përjetshëm.

Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet. Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është ende aktiv. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë. A kanë lojtarë të fortë? Po.

Je dakord që Serbia ka kualitet të mirë, por jo skuadër? – Në fakt mua nuk më bie shumë të lexoj çfarë shkruhet. Kam 6-7 ditë që përgatis lojtarët për këtë ndeshje. Nuk më intereson çfarë thuhet, ose nëse është e vërtetë apo jo.

I kam parë që në 2018 skuadrën e Serbisë, është e fortë, ka lojtarë individuale të mirë. Mund të them edhe unë të njëjtën gjë për skuadrën tonë si Hoxha, Manaj, Broja, Asani, Daku, Laçi. Kemi lojtarë që dinë të shënojnë dhe japin çdo gjë në fushë.

A ka një krahasim në këto 4 muaj, Serbia dhe Shqipëria e qershorit me momentin tani? – Në fakt kjo është e bukura e punës me kombëtaren, punë të ndryshme nga klubi. Ne kemi lojtarë që luajnë me 3-5-2 te klubi i tyre, te ne me 3-4-2-1. Mendoj që janë rritur lojtarët dhe fizikisht dhe psikologjikisht. Nga qershori deri tani. Periudha ideale e punës është tetori dhe nëntori, pas 4-5 muajsh nëpër kompeticione. Është edhe moment i vështirë, sepse është moment dëmtimesh. Për fatin tonë të mirë jemi goxha mirë në këtë aspekt.

Keni përgatitur një fjalim apo diçka motivuese për futbollistët përpara ndeshjes? – Për aspektin psikologjik dhe të motivimit të lojtarëve kemi punuar dhe do të punojmë, ka një aspekt për të cilin fokusohemi aty.

Nga lojtarët që keni marrë në vigjilje të kësaj ndeshje, ka pasur prej tyre që kanë dhënë mesazhin për të rrëmbyer vendin e titullarit në këtë ndeshje? – Sigurisht që është e hapur Kombëtarja, ne kemi grumbulluar Klisman Caken dhe Gripshin. Është përgjegjësi e madhe për trajnerin e një skuadre të tillë. Duhet të zgjedhësh gjithmonë më të mirët.

Klisman ka bërë stërvitje të mira, na është bashkuar edhe Gripshi. Jam shumë i kënaqur me të dy lojtarët. Më herët kemi marrë lojtarë nga Kombëtarja U-21, por tani momenti për lojtarët 25 dhe 26 vjeç. Nesër si dihet çfarë ndodh, por jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu