Ballina Sport Të gjithë gati për “finalen”/ Kombëtarja mbyll përgatitjet përpara sfidës me Serbinë

Të gjithë gati për “finalen”/ Kombëtarja mbyll përgatitjet përpara sfidës me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për ndeshjen vendimtare kundër Serbisë në kualifikueset e “Botërorit 2026”. Nën drejtimin e Sylvinjo dhe stafit teknik, skuadra kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tiranë.

Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm, ndërsa për fat të mirë, pas problemeve që shoqëruan ditët e para të grumbullimit, anjë prej lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike.

Në këtë mënyrë, trajneri i dha dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa me grupin e plotë ka kristalizuar idetë e tij mbi formën e futbollistëve si dhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë të shtunën kundër Serbisë në stadiumin e Leskovacit.

Edhe një herë, program stërvitor u përqëndrua te perfeksionimi i skemave taknike, me situata të ndryshme loje si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Leskovacit paraditen e së premtes, ndërsa ka në program edhe një seancë stërvitore, më shumë ambjentuese me terrenin në stadimin e ndeshjes.

Po ashtu, në orët e para të pasdites, trajneri Silvinjo do të dalë përpara mediave për konferencën zyrtare në vigjilje të sfidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks