Në këtë shkollë ku zhvillojnë mësimin vetëm 9 nxënës, mungesa e vëmendjes së institucioneve vijon prej vitesh. Gjatë dimrit situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të lagështirës që krijohet në muret e amortizuara, ndërkohë që mësuesit dhe prindërit kanë ndërhyrë pjesërisht për të bërë riparime për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Drejtori i arsimit në bashkinë Shkoder Ergys Ivziku tha se bashkia nuk mund të marrë përsipër rikonstruksionin e një shkolle që ka vetëm 9 nxënës, aq më tepër kur kjo shkollë rrezikon mbylljen.

Emigrimi i banorëve të fshatit është reflektuar edhe në numrin e nxënësve që ndjekin procesin mësimor në këtë shkollë, për pasojë të gjitha këto ndryshime shoqërohen me mungesë investimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu