Në një predikim të fuqishëm gjatë Meshës për Jubileun e Misionarëve dhe Migrantëve, Papa Leone bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri, solidaritet dhe mirëpritje ndaj emigrantëve, duke denoncuar indiferencën dhe diskriminimin me të cilat ata përballen. Duke folur para mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa përshkroi me tone emocionale dramën e mijëra njerëzve që largohen nga vendet e tyre për të shpëtuar nga dhuna dhe vuajtjet.

“Arratisja e tyre nga dhuna është shpesh një rrugëtim dramatik, i mbushur me frikë, vuajtje dhe kalime të rrezikshme. Britmat e tyre të dhimbjes dhe dëshpërimit nuk mund e nuk duhet të priten me ftohtësinë e indiferencës apo stigmën e diskriminimit”, tha Ati i Shenjtë.

Ai përmendi anijet e mbushura me shpresë, që kërkojnë një port të sigurt, dhe sytë e njerëzve të dëshpëruar që kërkojnë tokë të fortë për të filluar një jetë të re. Në një thirrje të qartë ndaj udhëheqësve botërorë dhe shoqërive pritëse, Papa theksoi:

“Duhet të kapërcejmë stereotipet dhe paragjykimet. Emigrantët nuk janë numra, por njerëz, histori, shpirtra në kërkim të paqes. Për ju, motra dhe vëllezër migrantë, dyert e Kishës janë gjithmonë të hapura: jeni gjithmonë të mirëpritur.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu