Në një ceremoni të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, Këshilli i Qarkut Shkodër, shprehu mirënjohjen dhe nderimin për disa nga figurat e spikatura të gazetarisë sportive, duke vlerësuar kontributin e tyre në promovimin dhe dokumentimin e historisë së sportit. Gazetaria sportive nuk është vetëm raportim, por ajo është art, pasion dhe mision tha në fjalën e tij kryetari Edmond Ndou, duke nderuar me çertifikatë “Mirënjohje” pas vdekjes Ramadan Bigzën, Ymer Striniqin dhe Mejdan Zhivanin, si dhe dy gazetarët Namik Mehmeti dhe Gasper Marku, dy emrave të njohur të gazetarisë sportive që vazhdojnë të jenë aktivë dhe të frymëzojnë breza të rinj gazetarësh dhe sportdashësish me profesionalizmin dhe integritetin e tyre.

Emocionet e një vlerësimi të tillë janë të pranishme si tek familjarët e gazetarëve që nuk jetojnë më, ashtu edhe tek kolegët, miqtë dhe bashkëpunetorët.

Në shenjë nderimi dhe mirënjohje, presidenti i klubit të futbollit Vllaznia i dorëzoi nga një fanelë të ekipit të zemrës, Vllaznisë.

Kjo iniciativë vjen si një shenjë vlerësimi për kontributin e pazëvendësueshëm të gazetarëve sportivë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sportive të Shkodrës, duke i dhënë zë një qyteti që historikisht ka qenë zemra e sportit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu