Ballina Analiza dhe Komente Ndryshimet klimaterike dhe pasojat në territor. Nevojiten strategji ndërhyrjesh!

Ndryshimet klimaterike dhe pasojat në territor. Nevojiten strategji ndërhyrjesh!

Nga prof. Ervis Krymi

Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo që po shihet këto ditë.

Vulnerabiliteti i shumë vendeve ndaj ngjarjeve shkatërruese të motit, përmbytjeve, thatësirave, stuhive apo ngjarjeve të
tjera po vjen në rritje.

Shkalla me të cilën vulnerabiliteti ndaj motit ndikon mbi ekonominë e vendeve varet nga kapacitetet e tyre për ta përballuar atë apo për t’u adoptuar.

Treguesit sezonalë të motit në Shqipëri, ndryshueshmëria e motit dhe ngjarjet ekstreme mund të ndikojnë në prodhimin dhe
furnizimin me energji.

Duhet bashkëpunuar me ekspertët e motit dhe klimës, në mënyrë që të instalohet rrjeti i sensorëve për nivelin e lumit si dhe një sistem për grumbullimin e parashikimeve rajonale të motit.

Në këtë mënyrë mund të jemi në në gjendje të parashikojnë nivelin e lumit në mënyrë
më të saktë, si dhe të masim kohën e mbushjes dhe të shkarkimit të ujit të rezervuarit duke përdorur me efiçencë prurjet e lumit.

Në shumë rajone, bujqësia shqiptare
varet ndjeshëm nga ujitja, sidomos gjatë muajve të verës, dhe parashikimet aktuale
vlerësojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike, ujitja do të jetë edhe më tepër e
nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks