Vllaznisa e futbollit femra është shumë pranë kualifikimit në Turin e Dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Pasi ka kaluar me sukses ndeshjen e parë duke e fituar me rezultatin e pastër 2 me 0 ndaj ekipit nënkampion të Ukrainës, KOLOS KOVALIVKA, pasditen e së mërkurës kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka do të luajë ndeshjen e dytë me skuadrën në fjalë. Një sfidë kjo shumë e rëndësishme, pasi në përfundim të saj, do të përcaktohet skuadra që kalon në Turin e Dytë të “Europa Cup”. Fitoja në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” i jep Vllaznisë sigurinë dhe avantazhin të jetë më afër kualifikimit, por gjithësesi, gjatë konfereëncës për shtyp të dhënë sot, një ditë para ndeshjes, trajneri Nikolin Leka, tha se duhet të jemi të kujdesshëm në fushën e lojës për të administuar avantazhin 2-0, dhe duke riparuar ndonjë gabim të ndeshjes së parë, të sigurojmë kualifikimin me fitore edhe në ndeshjen e dytë. Në të njëjtën linjë me trajnerin e tyre janë edhe kapitenja Megi Doçi dhe qëndërmbrojtësja nga Kosova, Arbiona Bajraktari, të cilat krahas të tjera, i bëjnë thirrje tifozëve t’i mbështesin në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ku drejtuesit e klubit të Vllaznisë në futboll femra, kanë vendosur që hyrje në stadium të jetë falas.