Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;
- Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
 - Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
 - Zonjën ElisaSpiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
 - Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
 - Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
 - Zotin SofjanJaupaj Ministër i Mjedisit;
 - Zonjën MirelaKumbaroFurxhiMinistër i Arsimit;
 - Zonjën EvisSalaMinistër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
 - Zonjën DelinaIbrahimajMinistër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
 - Zotin Besfort LamallariMinistër i Drejtësisë;
 - Zotin Pirro VenguMinistër i Mbrojtjes;
 - Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
 - Zotin ErvinDemoMinistër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
 - Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
 - Zonjën AdeaPirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
 - Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
 






