Deputetja Xhenis Çela nisi sot zyrtarisht mandatin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re. Në fjalën e saj, ajo e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një nder të veçantë, duke theksuar vizionin “Shqipëria 2030” si rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë. Çela premtoi përkushtim dhe punë të vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
STATUSI PLOTË:
Sot , në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë.🏛️ Një moment i paharrueshëm, ku ndjeva peshën e madhe të përgjegjësisë, por edhe krenarinë e besimit që më është dhënë. 🙌🏻
“Shqipëria 2030”🇦🇱🇪🇺 për mua është më shumë se një slogan politik – është vizioni i një atdheu ku dua të rriten fëmijët tanë, të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të ndihen krenarë . Do jetë një rrugëtim që kërkon nga ne përkushtim të përditshëm, vendime të guximshme dhe hapa të qëndrueshëm, në mënyrë që ta kthejmë në realitet për gjeneratat që vijnë.
Me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që më mbështetën dhe më besuan, sot nis një etapë të re . Do të jem aty për të dëgjuar, për të punuar dhe për të bërë më të mirën për Shqipërinë tonë. 🤍