Keshilltari bashkiak Imeldi Sokoli ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë sot mbasdite në NjA Bërdicë, Bashkia Shkodër. Në një status të publikuar, ai thekson se ngjarja nuk mund të shihet thjesht si një zjarr i rastësishëm, por lidhet me problematikën e vend-depozitimeve të mbetjeve, të cilat sipas ligjit duhet të ishin mbyllur prej vitesh.”
Statusi i plote:
Zjarri që ra sot mbasdite në NjA Bërdicë Bashkia Shkodër për të cilin foli kryetari i bashkisë në fakt sipas ligjit të menaxhimit të mbetjeve klasifikohet si vend-depozitim i jashtëligjshëm i mbetjeve. Përpara se të hetojë për zjarr-vënësit duhet të japë vetë llogari sepse ligji i qeverisë së tij ka kërkuar këtu e disa vite mbylljen e këtyre vend-depozitimeve. Sipas informacioneve paraprake ky vend-depozitim ka mbetje të ndryshme të industrisë së fasonerisë.
Foto e mëposhtme aksesuar nga google maps e vend-depozitimit të mbetjeve. 😉🙃