Dy punonjës që shërbenin pranë skanerit të aeroportit të Rinasit në momentin e kalimit të shtetasve turq me dy çanta me 31 kilogramë drogë, janë përjashtuar nga detyra pasi rezultojnë se nuk raportuan situatën, edhe skaneri ka pikasur imazhet e prezencës së lëndës narkotike në çanta.

Të shkarkuar nga puna janë gjithashtu edhe dy përgjegjës të sigurisë në sektorin e skanimit si dhe vetë shefja e sigurisë në kompaninë koncesionare.

Nga verifikimet e kryera deri në këtë fazë, mësohet se shtetasit Turq janë pikasur nga skaneri, i cili ka loguar sinjalin e kuq “Alert”.

Por çuditërisht punonjësja e turnit që verifikon e administron të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar kalimin e shtetasve Turq me çantat e mbushura me  hashash.

Kjo pasi punonjësja në fjalë në asnjë moment nuk ka sinjalizuar efektivët e policisë për të ushtruar kontrollin fizik të tyre.

Por teksa masat administrative në sektorin privat janë marrë në mënyrë të menjëhershme, nga ana tjetër Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ende nuk ka një raport për situatën dhe pozicion e punonjësve të policisë në këtë ngjarje.

Pas zbulimit të 31 kg drogë dhe kapjes së dy shtetasve Turq në aeroportin e Stambollit, AMP njoftoi se kishte nisur një hetim administrativo-penal ndaj disa punonjësve të komisariatit të policisë Rinas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu