Autoritetet njoftojnë për kushte të pafavorshme detare me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme në bregdetin e Velipojës. Pushuesit këshillohen të respektojnë udhëzimet e vrojtuesve dhe sinjalistikën paralajmëruese, ndërsa bizneset e zonës duhet të marrin masa për sigurinë e pajisjeve dhe vizitorëve.

🚨 PARALAJMËRIM PËR KUSHTE DETARE TË PAFAVORSHME 🚨

🔊 Kujdes për të gjithë pushuesit dhe turistët në bregdetin e Velipojës dhe më gjerë!

🌊 Gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim, pritet që deti të jetë me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme. Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut Shkodër dhe strukturat e përgjegjëse, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

🛟 Çfarë duhet të dini:

🔹 Respektoni gjithmonë udhëzimet e vrojtuesve të plazhit.
🔹 Mos hyni në det kur dallgët janë të larta apo flamuri i kuq është ngritur.
🔹 Zgjidhni gjithmonë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve.

📍 Për operatorët turistikë dhe bizneset e bregdetit:

💨 Nga dita e sotme, priten erëra të forta dhe mot i paqëndrueshëm, të cilat mund të shkaktojnë:
• Zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve,
• Dëmtime të pajisjeve në plazh,
• Rrezik për sigurinë e pushuesve.

⚠️ Ju kërkohet të merrni masat përkatëse për të shmangur çdo rrezik të mundshëm!

📢 Për të gjithë vrojtuesit e plazhit:

🚩
🔸 Vendosni sinjalistikën paralajmëruese në mënyrë të dukshme.
🔸 Ngrini flamurin e kuq në rast rreziku të lartë.
🔸 Informoni pushuesit për rrezikun që paraqesin dallgët dhe rrymat detare.

🙏 Bashkë mund të parandalojmë rrezikun dhe të sigurojmë një sezon turistik të sigurt për të gjithë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu