Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është denocnuar i humbur nga familjarët e tij në komisariatin në.1 në tiranë ditën e sotme.
Burimet , bëjnë me dije se Shima kontaktin e fundit e ka patur me një të afërm mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjeherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.
Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.
Policia e Tiranës ka reaguar për zhdukjen e ish-zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.
Në reagimin e saj policia thekson se pas bërjes së dënoncimit nga ana e nënës së 34-vjeçarit,M.Sh, e cila ka tehksuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, ka nisur menjëherë puna për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi:
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.