Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 ton.

ARRSH informon gjithashtu se brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.

Ura autohekurudhore e Milotit mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025, bën me dije ARRSH.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje,” shkruhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu