U prezantuan me identitet të rremë në një rrjet social, për t’i marrë një shtetasi nëpërmjet mashtrimit, 6000 euro. Policia ka arritur të vërë në pranga 34 vjeçarin ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunetorin i tij.


Operacioni i seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë u kodua “Fiction”


“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar “Fiction”.


Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh.


Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu