Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja ka humbur jetën një person, ndërsa ka edhe të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe policia.