Papa Leone ka bërë thirrje për ndalimin e luftërave dhe mos përdorimin e armëve. Ai u ka kërkuar besimtarëve të sjellin në botë jo zjarrin e armëve, por atë të dashurisë dhe mirësisë që ka aftësinë të ripërtërijë botën, përballë arrogancës dhe persekutimit.
“Të mos jetojmë më për veten tonë, por t’i sjellim zjarr botës. Jo zjarrin e armëve, as atë të fjalëve që i djegin të tjerët. Por zjarri i dashurisë, që përulet dhe shërben, që i kundërvihet indiferencës me kujdes dhe arrogancës me butësi; zjarri i mirësisë, që nuk kushton aq sa armatimet, por e ripërtërin botën. Mund të kushtojë keqkuptime, tallje, madje edhe persekutim, por nuk ka paqe më të madhe sesa të kesh flakën e saj brenda vetes”, theksoi Papa.