Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është më thjesht një destinacion turistik, është një përvojë unike që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori. Nga Australia në Zelandën e Re, nga Franca, Austria e deri në Gjermani, turistët nga çdo cep i globit po zbulojnë bukuritë e këtij fshati piktoresk, duke e vendosur Thethin në listën e destinacioneve më të dashura.
Dublim
Shiko ku jam: të zgjohesh në një ditë me diell, me qiell të kaltër, të rrethuar nga malet, në një fshat të bukur si Thethi, si mund të mos jetë një ditë e mirë. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, duke u larguar dhe kthyer përsëri, sepse e dua aq shumë. E rekomandoj shumë Thethin sepse shtëpitë dhe shtëpitë e pritjes këtu janë thjesht të bukura dhe atmosfera, ndjesia këtu është thjesht magjike, është magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, pi kafe me miqtë e tu, të vendos ty një lloj të vet të magjisë dhe të përfshin brenda saj. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë.
Dublim
Vij nga Austria, përshtypja jonë e parë për Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim këtë lloj lëndine në mes të maleve. Është më thjeshtë, më relaksuese këtu sesa në Austri.
Dublim
Është e mrekullueshme, ne po e shijuam shumë të vinim këtu me motocikleta dhe u ndjemë shumë të relaksuar.
Dublim
Jemi nga Austria, ne na pëlqen natyra dhe vendosëm të vinim në Theth sepse kërkuam një vend më të largët. Ne shkuam tek Syri i Kaltër, natyrë shumë e bukur do të thoja dhe vetëm mund ta rekomandoj.
Dublim
Është shumë fantastike këtu, na pëlqeu shumë, është shumë impresionuese me kaq male, thjesht shumë bukur.
Të apasionuarit pas natyrës dhe hiking gjejnë këtu një parajsë të vërtetë. Shtigje të egra malore, ujëvara të kristalta dhe qetësia që mbretëron në luginë e bëjnë Thethin një vend të rrallë për eksploruesit dhe adhuruesit e natyrës.
Dublim
Jemi nga Zelanda e Re, po e shijojmë atë, është shumë këndshëm, duket pak a shumë si malet Dalmat, na pëlqen kisha.
Dublim
Jam nga Franca, po kërkoja për një vend ku të bëja hiking në malet këtu, pashë këtë dhe disa njerëz ma rekomanduan nga Tirana. Po më pëlqen shumë, është shumë bukur, shiko malet, lumin, isha te Syri i Kaltër sot.
Dublim
Ne po bëjmë shtigjet e Majave të Ballkanit, u ndalëm këtu të vizitonim këtë kishë dhe të marrim një impresion nga Thethi. E zgjodhëm sepse i duam malet, shtigjet. Ne jemi nga Gjermania, shqiptarët janë shumë miqësorë, na pëlqen kjo gjë, i duam malet dhe kjo është përshtypja jonë e parë.
Dublim
Jam nga Skocia, e zgjodhëm Thethin nga Majat e Ballkanit, përshtypja e parë është shumë e këndshme, ushqim i mirë, biseda të këndshme dhe bujtinat shumë të këndshme. Mund ta rekomandoj vërtet, është një vend shumë i mirë në Shqipëri, është ndryshe nga Tirana ku ishim më parë.
Dublim
Jemi nga Australia, vendosëm të vinim në Theth nga pamja e maleve, është këndshëm të relaksohesh, siç tani që thjesht po lexoj, por pata mundësi të dal dhe të bëj hiking. Jam këtu të gjej një vend të këndshëm dhe të qetë, larg qytetit dhe të relaksohem dhe po, po e kam atë eksperiencë.
Por Thethi nuk është vetëm peizazh, është gjithashtu traditë, kulturë dhe mikpritje autentike shqiptare. Një nga risitë më të veçanta të këtij sezoni është zip line, duke u dhënë aventurierëve mundësinë të shijojnë një panoramë spektakolare të fshatit nga lart, mes ndjesisë së lirisë dhe adrenalinës që të pushton.
Me bukuritë e tij natyrore, aventurat që të rrëmbejnë dhe mikpritjen e ngrohtë që ofron, Thethi po vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga mbarë bota, duke u shndërruar në një prej thesareve më të çmuara të turizmit shqiptar.