Ballina Aktualitet Punime kuturu në Shkodër, Bashkia lë pa drita një pjesë të qytetit!

Punime kuturu në Shkodër, Bashkia lë pa drita një pjesë të qytetit!

Prej orëve të para të mengjesit një pjesë e qëndrës së Shkodrës është pa energji elektrike. Dhuratë kjo nga bashkia Shkodër dhe punimet “telenovelë” që po kryen në rrugën “Don Bosko”, e cila më shumë ka patur reklamime në facebook nga kryebashkiaku Beci se po rikonstruktohet, sesa ditë pune dhe punëtorë në terren. Fadromat kanë dëmtuar kabllon e energjisë elektrike duke lënë pa drita jo vetëm abonentët familjarë por edhe disa prej institucioneve kryesore të Shkodrës. Nuk është hera e parë që punimet kuturu pa një plan dëmtojnë rrjetin elektrik apo atë të ujësjellësit. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëmtimi i tyre mund të rezultojë fatal për punonjësit që një kontakt me rrymën, mund tu kushtoje jetën. E raste të tilla po bëhen të shpeshta, sa herë hapet një kantier. OSHEE  e kontaktuar nga neëspoëer, thotë se po punon për gjetjet e defektit dhe riparimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks