Nga qershori e deri në mesin e gushtit, në territorin e bashkisë Shkodër u shënuan mbi 240 vatra zjarri. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës shmangu pasojat e rënda, por dëmet në territor mbeten të larta kryesisht në sipërfaqet e gjelbërta.

Pjesa më e madhe e zjarreve kanë ardhur nga pakujdesia, kryesisht gjatë hapjes së kullotave të reja, apo djegies së mbetjeve nga punimi i tokës.

Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të Qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Pas disa ditësh betejë me flakët nga toka, këtë të enjte po ndërhyhet nga ajri për shuarjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu