Ballina Sport Dështojnë ankandet për KF Tërbunin / Klubi mbetet në duart e Bashkisë...

Dështojnë ankandet për KF Tërbunin / Klubi mbetet në duart e Bashkisë Pukë, e cila premton ringritje dhe ambicie të reja!

Bashkia Pukë ka bërë publik dështimin e dy ankandeve të hapura për shitjen e aksioneve të KF “Tërbuni”, për shkak të mungesës së ofertave. Megjithatë, institucionet vendore theksojnë se përkushtimi për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin 2025–2026 mbetet i palëkundur.

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐓𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯
Bashkia Pukë, 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞, zhvilloi dy procedura 𝐀𝐧𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 për shitjen e aksioneve të KF “Tërbuni”. Pavarësisht kritereve ligjore minimale dhe garancive të plota për transparencë e konkurrencë të ndershme, 𝐧𝐮𝐤 𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐨𝐟𝐞𝐫𝐭𝐞̈, çka solli dështimin e procedurës.
Megjithatë, kjo nuk e ndal përkushtimin tonë!
 Bashkia Pukë 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐞̈𝐦 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me objektiva ambicioze për sezonin futbollistik 2025-2026.
 Tifozëve tanë të zjarrtë dhe opinionit sportiv iu garantojmë se “𝐊𝐅 “𝐓𝐞̈𝐫𝐛𝐮𝐧𝐢” 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ me një ekip që përfaqëson me dinjitet pasionin dhe identitetin e Pukës.
𝐋𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈, sepse forca jonë qëndron te besimi, te mbështetja dhe dashuria për fanellën tonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks